Çfarë po ndodh me imunitetin e tufës? OBSH hedh dyshime: Të shëruarit po infektohen sërish!

Organizata Botërore e Shëndetit ka lajmëruar se deri më tani nuk janë gjetur shenja antitrupash në gjak, që të provojnë se të shëruarit nga pandemia kanë fituar imunitet ndaj koronavirusit.

Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i OBSH-së për emergjencat shëndetësore, tha se ndoshta ajo që quhet ‘imuniteti i tufës’ ende nuk është arritur.

“Pritej që imuniteti i tufës të ndodhte dhe shumica e personave të zhvillonin antitrupa. Por deri më tani provat po e kundërshtojnë këtë teori. Nuk po e zgjidhim problemin ashtu siç pritej,”-tha ai.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi, të cilët janë infektuar sërish ka pësuar rritje ditët e fundit, gjë që ka ngritur edhe shqetësimin lidhur me funksionimin e antitrupave në organizëm.

Deri më tani shpresohej se personat e shëruar nga COVID-19 do të fitonin imunitet, por së fundmi në shumë vende çdo ditë e më shumë raportohen infektime të përsëritura, duke ngritur pikëpyetje lidhur me mënyrën sesi ‘vepron’ virusi.

Back to top button