Vata: Futbolli shqiptar i falimentuar, të promovojnë brezin e ri e të ndërtojmë infrastrukturë

Rudi Vata ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emsionin “Provokacija”, teksa mes shumë temave të tjera, nuk mund të mos fliste për futbollin.

Ish-futbollisti i kombëtares, shprehet se futbolli në Shqipëri është i falimentuar ndërsa e rëndësishme tashmë është që të promovohet brezi i ri si dhe ndërtimi i infrastrukturës.

“Në Skoci populli jeton për futbollin. Pa futboll, pa muzikë, pa çdo sport jeta është shumë e vështirë. Shpresoj që kur gjithçka të rihapet sërish të kemi mundësi të bëjmë zgjedhje të mira. Shqipërisë i ka munguar lideri me integritet.

Ne nuk kemi pasur një lider me inteligjencë, pasion dhe integritet. Shumicën e kohës kemi pasur njerëz që kanë pasur inteligjencë apo pasion, por i ka munguar integriteti. Njerëzit me dinjitet nuk mund të bëjnë pakt me djallin për të drejtuar një popull krenar me vlera dhe dinjitet.

Të promovohet brezi i ri, të ndërtojnë infrastrukturën dhe njerëz për të dhënë kontribut për të rritur brezat e së ardhmes. Futbolli jonë shqiptar është i falimentuar, gjithmonë kemi folur për arbitrime të këqija. Derbi Patizani-Tirana ka qenë një derb i madh gjatë gjithë historisë së futbollit”, u shpreh Vata.

Back to top button