Mbërrin në Tiranë avioni me 110 të riatdhesuarit nga Roma, futen në karantinë (fotot)

Mbrëmjen e sotme ka mbërritur në aeroportin e Rinasit avioni i radhës me të riatdhesuarit nga Roma.

Pritej që të vinin 120 persona, por kanë ardhur vetëm 110 dhe nuk dihet arsyeja se përse kanë munguar.

Advertisement

Ata do të rrinë për 14 ditë në karantinë në hotel ku më pas do të kenë mundësinë që të rikthehen në shtëpitë e tyre.

Autoritetet shqiptare do të vazhdojnë me riatdhesimin e shqiptarëve të bllokuar në shtete të ndryshme, që duan të vijnë në Shqipëri.

Back to top button