Gazetari i kujton deklaratën ish-zv.ministrit: Bëre ‘profetin’ dhe parashikove 250 viktima, presim të kërkosh ndjesë

Ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka në një emision në datën 25 mars, kishte deklaruar se deri në 18 prill 2020 Shqipëria do të kishte 250 viktima nga koronavirusi.

Sot është data 18 prill 2020, Shqipëria ka 539 të infektuar dhe 26 viktima, shumë më pak se ajo që deklaroi Muka.

Ka qenë gazetari shkodran Musa Kurtalaj që me anë të një postimi i ka kujtuuar ish-zv.ministrit deklaratën e tij të bërë pak kohë më parë.

Kurtulaj thotë se Muka fliste me një siguri absolute, duke i bërë shumë përshtypje atyre që e dëgjonin, ndaj edhe deklarata e tij mbahet mend.

Ai shprehet se ish-zv.ministri këmbënguli për të bërë “profetin” e pasojave të koronavirusit, por gaboi, madje shumkë rëndë në parashikimin e tij.

Gazetari i kërkon Mukës të bëjë edhe një mundim, këtë herë jo për të bërë parashikimin e radhës, por për të kërkuar ndjesë.

Postimi i plotë:

Taulant, sot është data 18 prill 2020 !

-26 viktima ka Shqipëria nga koronavirusi

-250 viktima parashikove me datën 25 mars !

Kthejuni pak kujtesës ! Ne emisionin e paradrekes se 25 marsit “Shqipëri live” ne TOP – CHANNEL, ndërhyri nga Zvicra me skype edhe ish-zëvendësministri i arsimit, Taulant Muka, tashme duke fole si epidemiolog.  Paraqiti disa grafike, sipas tij te hartuar ne bashkëpunim me universitete te Zvicrës, dhe ne përfundim beri parashikimin ogurzi se deri me datën 18 prill Shqipëria do te numëronte 250 viktima nga koronavirusi ! Me 25 mars ne Shqipëri zyrtarisht kishte 146 persona te prekur nga koronavirusi dhe  5 viktima ! Taulanti parashikonte  250 pas 25 ditëve ! Sot është data 18 prill, pra data e bilancit te parashikimit te epidemiologut, Taulant Muka, për koronavirusin ne Shqipëri ! Dhe bilanci është ky:

– 539 persona te prekur nga koronavirusi

– 283 prej tyre te shëruar

–   26 viktima (fatmirësisht 224 viktima me pak se parashikimi i Taulantit)

Pse ju rikthyem shënimeve te mbajtura 25 dite me pare nga intervista e Taulantit ? Ju rikthyem sepse na beri përshtypje se fliste me një kopetence te theksuar e siguri thuajse absolute, sikur ai te ishte gjeniu i epidemiologjisë botërore ! Natyrisht, nëse nuk do te hiqej kështu, as qe do te na bënte përshtypje pasi kaq shume budallallëqe kemi dëgjuar e po dëgjojmë ne “lumin” e përditshëm te opinioneve rreth koronavirusit, krahas këshillave, rekomandimeve dhe analizave shume e shume  te vlefshme për mbare njerëzimin e qe këto fatmirësisht janë shumica, sa qe kush e din kur do ti vinte radha Taulantit te kujtohej ! Po e theksojmë ajo këmbëngulje për te bere “profetin” e pasojave e koronavirusit ne Shqipëri, na mbeti ne mendje për ta kujtuar sot,pikërisht me 18 prill datën qe vete e deklaroi për te bere bilancin ! Te presim, ndoshta sot merr mundimin e lidhet serish me TOP – CHANNEL, jo për e bere parashikimin e radhës, por për te kërkuar ndjese !

Back to top button