Tronditet tregtia e jashtme, shkëmbimet me Italinë bien ndjeshëm

Situata e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit ka sjellë dëm të konsiderueshëm në tregtinë e jashtme, pra në shkëmbimin e mallrave me vendet partnere me të cilat Shqipëria ka lidhur kontrata.

Këtë e konfirmojnë shifrat e raportuara nga Instituti i Statistikave të Shqipërisë.

Sipas INSTAT vihet re që  në muajin mars kanë rënë ndjeshëm si eksportet, ashtu edhe importet. Vihet re sa janë ulur eksportet në masën gati 50% për muajin mars me një nga partnerët kryesorë Italinë, e cila është një nga vendet më të goditur nga pandemia.

Në Mars 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 18 mld lekë, duke u ulur me 36,2 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe me 29,0 %, në krahasim me Shkurt 2020.

Importet e mallrave arritën vlerën 42 mld lekë, duke u ulur me 25,4 %, në krahasim me një vit më pare dhe me 19,3 %, në krahasim me Shkurt 2020.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 24 mld lekë, duke u ulur me 14,9 %, krahasuar me Mars 2019 dhe me 10,2 %, në krahasim me Shkurt 2020.

Në tremujorin e parë 2020 eksportet e mallrave arritën vlerën 66 mld lekë, duke u ulur me 9,0 %, krahasuar me një vit më parë dhe importet e mallrave arritën vlerën 135 mld lekë, duke u ulur me 8,5 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 70 mld lekë, duke u ulur me 8,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Rënia vjetore e eksporteve prej 36,2 %, këtë muaj është ndikuar nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -18,4 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” , “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” . Në ndryshimin vjetor të eksporteve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Produkte kimike dhe plastike” me 0,04 pikë përqindje.

Eksportet, gjatë këtij tremujori janë ulur me -9,0 %, krahasuar me një vit më parë. Grupet që kanë ndikuar në uljen vjetore të eksporteve, janë: “Tekstile dhe këpucë” me -7,3 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” , “Prodhime druri dhe letre” përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi”,

“Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me +0,4 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,2 pikë përqindje.

Kontributi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:

Rënia vjetore e importeve prej 25,4 %, këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” , “Materiale ndërtimi dhe metale”, “Tekstile dhe këpucë” . Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Ushqim, pije, duhan” .

Si tremujor, importet janë ulur me 8,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2019. Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të importeve, janë: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” , “Makineri, pajisje, pjesë këmbimi”, “Tekstile dhe këpucë”. Në ndryshimin vjetor të importeve ka ndikuar pozitivisht grupi: “Ushqim, pije, duhan” .

Ecuria e tregtisë së mallrave sipas vendeve partnere

Në muajin Mars 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Mars 2019 janë: Spanja (25,7 %), Gjermania (9,2 %),dhe Hollanda (20,8 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë:Italia (-48,5 %), Kosova (-43,1 %) dhe Greqia (-24,6 %).

Gjatë këtij tremujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Spanja (55,4 %),Gjermania (18,5 %), dhe Greqia (3,0 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-18,0 %), Kosova (-17,3 %) dhe Maqedonia e Veriut (-9,5 %).

Në muajin Mars 2020, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Mars 2019 janë: Rusia (+102,4 %), Zvicra (+28,2 %), dhe Polonia (+4,3 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-29,8 %), Greqia (-24,1 %) dhe Turqia (-18,6 %).

Gjatë këtij tremujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Greqia (0,3 %),Turqia (4,8 %) dhe Gjermania (0,6 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-13,0 %), Kina (-16,6 %) dhe Serbia (-7,8 %).

Back to top button