“Shmangëm katastrofën…”, mjeku Arjan Harxhi: Si u përballua epidemia, çfarë ndodh tek Infektivi

Mjeku Artan Harxhi, në një lidhje me Skype me “News 24” deklaroi se Shqipëria mori kundër-masa ndaj Covid-19 dhe arriti që të ketë sukses.

“Me Covid-1 mund të jetë një pacient i intubuar, që mund të jetë mbi 60 vjec. Rastet tashmë kanë rënë. Situata është më mirë. Puna në Spitalin Infektiv ka qenë e mirë. Të gjithë po merremi me kurbën.Nuk mund të parashikohet ecuria e një kurbe sesi mund të shkojë, por prapë disa interpretime edhe mund të bëhen.

Advertisement

Këto janë grumbullime të shpërthimeve ndoshta me natyrë familjare, pra që tregon epidemia vazhdon të jetë aktive. Shqipëria parashikoi mori kundër-masa të egra që dhanë rezultat”, tha Harxhi.

Më tej, Harxhi theksoi se mjekët shqiptarë arritën që të shmangin katastrofën e mbytjes të sistemit shëndetësor me raste të rënda me Covid-19.

“Ne shmangëm katastrofën e mbytjes të sistemit shëndetësor me raste të rënda me Covid, me skenare që kemi parë në Itali. E shmangëm sistemin e përmbytjes. Epidemia u përball brenda një spitali, e në pak raste në spitalin Covid-2. Nuk do jetojmë gjithmonë kështu. Sëmundje infektive ka pasur e do ketë, do jenë pjesë e historisë së njerëzimit. Prsh fruthi ka natyrë virale po ashtu. Është më agresiv madje se Sars-2. Virusi i fruthit ekziston, por me vaksinë ndalohet. Urojmë që virusi të ndikohet edhe nga temperaturat. Mund të ndodhë që infeksioni të stabilizohet si infeksioni i një gripi sezonal”, u shpreh Harxhi.

Back to top button