Shkakton kancer apo dëmton grimca në mushkëri? FT: Si u përhap komploti i koronavirusit 5G në të gjithë Evropën

Rreth orës 09:30 të së hënës së Pashkëve, në qytetin e vogël holandez, Almere, afër Amsterdamit, zjarrfikësit u thirrën për të shuar flakët në një strukturë të madhe telekomunikimesh, zjarri i dytë i këtij lloji atë natë në zonë.

Megjithëse asnjëra prej kullave të Almere nuk ishte e pajisur me ndonjë nga pajisjet më të fundit të telekomit 5G – në fakt njëra ishte projektuar vetëm për t’u përdorur nga shërbimet e urgjencës – autoritetet dolën në përfundimin e shpejtë se zjarret u kryen nga vandalët që vepronin në emër të një teorie të pazakontë: që rrjetet 5G kanë kontribuar në pandeminë koronavirus.

Zjarret holandeze janë vetëm përshkallëzim i fundit në një seri sulmesh të ngjashme që kanë përfshirë Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë javët e fundit. Pasi ka fituar momentin e parë në internet në fillim të janarit, teoria e konspiracionit 5G – e cila pohon, ndër të tjera, se Covid-19 ose është shkaktuar nga frekuencat e përdorura për teknologjinë e re pa tel, ose se ato sinjale dëmtojnë sistemin imunitar të njeriut – u përhap me shpejtësi në botën offline.

Në Mbretërinë e Bashkuar, ku filluan sulmet, gati 60 strukturave u është vendosur flakë, ndërsa këtë javë dy kulla u vandalizuan në Co Donegal në Irlandë, dhe një tjetër në Limassol në Qipro u sulmua nga 18 persona. Në Holandë, ka pasur 11 përpjekje të regjistruara, njëra prej të cilave u shoqërua me mbishkrime që lexonin “F ** k 5G”.

Përshkallëzimi i pamundur i teorisë, e cila në Britani të Madhe madje ka filluar të fitojë tërheqje në median kryesore televizive, ka alarmuar autoritetet evropiane, të cilët po garojnë të gjurmojnë autorët e zjarreve dhe të parandalojnë sulme të mëtejshme. Ndërkohë, ajo ka ngritur pyetje mbi origjinën e komplotit dhe burimin e momentit të tij.

Është një situatë shumë e rrezikshme”, tha Rob Bongenaar, një drejtor i organit holandez të telekomunikacionit “Monet”. “Këta njerëz po sulmojnë infrastrukturën jetësore”.

Një gënjeshtër e rrezikshme

Teoritë që lidhin rrjetet e telekomit me çështje shëndetësore si kanceri dhe infertiliteti kanë ekzistuar që nga epoka 3G, megjithëse pakkush priste që ato të fitonin vëmendje kryesore.

Sipas Hanna Linderstal, shefe ekzekutive e kompanisë suedeze të të dhënave “Earhart Protection Agency”, e cila gjurmon dezinformimin në internet, video e parë që lidh direkt koronavirus me 5G u shfaq në internet në fillim të janarit në formën e një leksioni që diskutonte ndikimin e rrezatimit elektromagnetike në pandemitë.

Ishte vërtet e frikshme ta shikosh”, tha ajo. “Fillon të mendodh, a duhet të shkoj në fshat?”

Shpejt, dhjetëra video filluan të shfaqen duke treguar zogj të ngordhur, peshq të ngordhur dhe njerëz që sëmureshin në rrugë – të gjitha, sipas videos, rezultati i 5G. Linderstal gjurmoi 35 nga videot më të njohura që u shfaqën në janar dhe zbuloi se brenda disa javësh, ata ishin parë 12,8 milionë herë.

Që atëherë, teoria ka fituar forcë tërheqëse në botën offline.

Këtë javë, kreu i “Vodafone” në Mbretërinë e Bashkuar lëshoi një deklaratë duke paralajmëruar se po rrezikoheshin jetë nga një “gënjeshtër e rrezikshme” rreth 5G, pasi një strukturë në afërsi të spitalit të koronavirusit të NHS të Birmingham, u vandalizua gjatë fundjavës së Pashkëve.

Në Holandë, ndërkohë, autoritetet i kanë karakterizuar autorët e sulmeve si huliganë të përfshirë në një “Kampionat Evropian të djegies së shtyllave të internetit”.

“Ky nuk është vetëm një telash, është shumë më serioze se kaq”, tha Mats Granryd, shefi ekzekutiv i organit tregtar GSMA. “Ne nuk mund të lejojmë që njerëz të krisur të dëmtojnë ato që kemi ndërtuar”.

Në përpjekje për të frenuar efektet e komplotit, autoritetet janë detyruar të bëjnë hapa për ta diskredituar publikisht atë. Organizata Botërore e Shëndetit këtë muaj mohoi çdo lidhje midis përhapjes së koronavirusit dhe 5G, ndërsa Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen nga Rrezatimi Jo-Jonizues tha që sinjalet 5G nuk paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut.

Piers Corbyn, vëllai i ish-liderit të partisë Laburiste britanike, Jeremy Corbyn dhe një aktivist i profilit të lartë kundër 5G në Mbretërinë e Bashkuar, i hodhi poshtë pikat e OBSH-së, duke argumentuar se përdorimi i frekuencave të larta mund të dëmtonte grimcat në mushkëritë e njerëzve. “Unë e kuptoj pse njerëzit po zemërohen”, tha ai për sulmet e shtyllave të 5G.

Në Mbretërinë e Bashkuar, teoritë madje janë depërtuar në televizionin kryesor, duke alarmuar transmetuesit dhe rregullatorin “Ofcom”. Gjatë një segmenti rreth “lajmeve të rreme” në shfaqjen ditore të ITV “This morning”, të hënën, moderatori Eamonn Holmes i mbrojti ata që nuk besuan në “tregimin e orientuar nga shteti” rreth 5G dhe koronavirusit. Incidenti bëri që “Ofcom” të shpallë menjëherë një hetim për programin.

“Njerëzit duan përgjigje”

Në përgjigje të komplotit 5G, platformat e mediave sociale kanë riformatuar politikat e tyre për të ndërmarrë veprime kundër dezinformatave mbi këtë temë. Këtë muaj, “YouTube” përditësoi politikat e tij për të ndaluar të gjitha videot që sugjerojnë se simptomat e koronavirusit janë shkaktuar nga 5G. “Facebook” gjithashtu ka vendosur të heqë “pretendimet e rreme që lidhin koronavirusin me 5G”.

Sidoqoftë, masat nuk e kanë eleminuar të gjithë përmbajtjen që lidhet me konspiracionin nga këto platforma – dhe as nuk e kanë penguar atë të burojë gjetkë. Në TikTok, për të cilën Linderstal tha se po shfaqej si një “mjet shumë i fuqishëm” për teoricienët e komplotit që synojnë të rinjtë, videot mund të gjenden ende duke përdorur termat e kërkimit “5G” dhe “koronavirus”.

Një video e njohur, e cila u hoq nga platforma, tregonte një grua që i bërtiste një punëtori ndërtimi, se si teknologjia do të “vriste të gjithë”, ndërsa e karakterizonte spitalin koronavirus të urgjencës në Londër si një “kamp përqendrimi”.

Kur një përmbledhje e këtyre videove iu tregua “TikTok” nga “Financial Times|, kompania tha se nuk “lejonte dezinformata që mund të dëmtonin komunitetin”, por shtoi se, “ne po heqim çdo material të dëmshëm të kësaj natyre, dhe ne do të vazhdojmë të forcojmë më tej masat tona mbrojtëse në këtë fushë”.

Ndërkohë, studiuesit po garojnë për të vlerësuar nëse dhe në çfarë mase përpjekjet për përhapjen e teorive të komplotit janë të koordinuara. Jonathon Morgan, shefi ekzekutiv i grupit për përcjelljen e dezinformatave, “Yonder”, tha që kishte pasur një “përpjekje të bashkërenduar nga komuniteti kundër vaksinimit” për të përhapur  teori konspirative të 5G.

Por disa ekspertë kanë treguar gjithashtu përpjekje të dukshme propagandistike nga media shtetërore ruse për të shtyrë narracione të tilla. Një video e fundit në “YouTube” e publikuar nga “RT” sugjeroi që fëmijët duke luajtur pranë kullave të 5G mund të vuanin nga kanceri, gjakderdhje hundësh dhe paaftësitë e të mësuarit. Studiues të tjerë kanë ngritur mundësinë e fushatave të fshehta të mbështetur nga shteti – megjithëse deri më sot, asnjë nga platformat e mediave sociale nuk ka njoftuar prova konkrete të operacioneve klandestine të huaja të përqendruara në këtë temë.

Teoria është shtyrë gjithashtu nga të ashtuquajturit teoricienët e komplotit “Qanon”, të cilët besojnë se ka një komplot të fshehtë anti-Trump që po zhvillohet nga “shteti i thellë”.

“Ai prek me lehtësi një paranojë të një shteti të thellë të nivelit të Kombeve të Bashkuara, sepse [pjesa e 5G] kërkon bashkëpunim global”, tha Ed Bice, shefi ekzekutiv i “Meedan”, jofitimprurëse, i cili ndërton një softuer të verifikimit të mediave dixhitale.

Përveç pyetjeve mbi burimin e komplotit, mbetet një tjetër e panjohur e madhe: pse ka marrë një pritje kaq dramatike në Evropë në veçanti.

Linderstal argumentoi se bllokimi i rreptë ka të ngjarë të luante një rol. “Njerëzit janë vërtet të frikësuar, por ata gjithashtu janë me të vërtetë të angazhuar”, tha ajo. “Në një kohë krize, njerëzit duan përgjigje – dhe 5G është një përgjigje me të vërtetë e thjeshtë”.

Back to top button