Nga dalja e pensionistëve tek lëvizja me makinë, Rama ripërsërit urdhrat e fundjavës

Kryeministri Edi Rama lidhur me shtetrrethimin më të madh që sapo ka filluar tashmë prej fillimit të situatës me COVID-19 ka përmendur edhe një herë 2 kategoritë që do lejohen të lëvizin me kushte.

Nga e premtja ora 17:30 deri të hënën 05:00 do të jetë shtetrrethim teksa Rama thotë se të drejtë të dalin kanë vetëm pensionistët deri në orën 11:00 si dhe ata që kanë autorizim për fundjavën për punë. Madje këta të fundit do të bëjnë vetëm itinerarin shtëpi- punë- shtëpi pa asnjë ndalesë.

Advertisement

Ndërkohë këtë fundjavë besimtarët ortodoksë në Shqipëri festojnë Pashkët ndërsa Rama sot fali të gjitha gjobat e vendosura për këmbësorët dhe shoferat duke ju kthyer edhe patentat apo automjetet e bllokuara por paralajmëroi se me ndyshimet në Kodin Penal ndëshkimet duke filluar nga java tjetër janë të pakthyeshme.

STATUSI NGA EDI RAMA

🔴 NESËR NË QENDRAT URBANE DO TË DALIN NË KËMBË VETËM PENSIONISTËT DERI NË ORËN 11.00😊

🔴 ME AUTOMJET DO TË LËVIZIN SHTËPI-PUNË-SHTËPI ME ASNJË NDALESË RRUGËS, TË GJITHË ATA QË KANË AUTORIZIM PËR TË PUNUAR GJATË FUNDJAVËS🚘🚛

🔴 TË GJITHË TË TJERËT NË SHTËPI DHE TË GJITHA DYQANET MBYLLUR DERI TË HËNËN NË ORËN 05.00, SIÇ ËSHTË NJOFTUAR MË PARË NGA MINISTRJA E SHËNDETËSISË🏥

 

Back to top button