Mjeku Arjan Harxhi: Ata që u prekën kanë fituar imunitet, uroj të jetë sa më e lartë shifra e atyre që e kanë kaluar pa simptoma COVID-19

Mjeku Arjan Harxhi në një intervistë live për ”News24” mendon se ata që u prekën tashmë nga COVID-19 dhe e kanë kaluar kanë fituar imunitet.

Sipas tij është mirë që shifra që e kanë kaluar COVID-19 të jetë sa më e madhe që popullata të ketë një imunitet të madh ndaj COVID-19.

Advertisement

Kjo shifër sipas tij shkon nga 5%- 40% në popullatë.

”Nuk ma do mendja të ndodhë ajo që ndodhi me Sars. Cov-1. Do të stabilizohet me një periodicitet si një infeksion i një gripi sezonal. Mbeten për t’u parë por janë skenarë.
Ky është një infeksion viral me natyrë respiratore. Ka dinamikë të vetëm të shfaqjes së tij në formën e një shpërthimi epidemik dhe pandemik. Kurba që ka përhapjen e caktuar. Në rastin e gripit kemi një kurbë që shkon nga 4- 12 javë. Mund të jetë ky skenar por ky është virus i ri dhe nuk ka shtresë mbrojtëse.
Janë dhe modelet si Kina që e dominoi për 8- 10 javë. Kanë filluar të lehtësohen masat. Ka dhe risqe rikthimi por i duhet lënë kohës.

Nuk e di çfarë kuptoni me kohë, ka të bëjë me kohën dhe mundësinë. Mendoj që për sa kohë kemi njerëz që e kanë kaluar dhe janë shëruar presupozohet që ky grup popullate ka krijuar imunitet. Ky infeksion mund të përhapet edhe në forma asimptomatike, nuk e dimë sa po vlerat e popullatës që mund ta kenë kaluar pa shenja mund të shkojë 5- 40%. Uroj të jetë shifër e madhe që një pjesë e madhe ta ketë kaluar. Do të vlerësohet me teste serologjike por nuk implementohen në popullatë. Nuk ka testim në tapet, ka politika të caktuara, studime kampion, sondazhe që epidemiologët, shkencëtarët krijojnë opinionin. Mendohet të fillohet në vende të tjera këto studime në popullatat e riskuara. është koha për të filluar por nga ana tjeër duhet parë sa janë të standartizuara dhe disponibiliteti i tyre. Pra sa të sakta janë këto teste. Testi duhet të jetë me parametra shumë të larta, 100%.
Nëse keni në qeskat e grykëve mund të jetë formë e lehtë e COVID-19 ose një infeksion tjetër. është situatë klinike e rëndomtë që mund të kalojë edhe thjesht si COVID-19.”- tha Arjan Harxhi.

Back to top button