Mbi 7 mijë të gjobitur, Rama jep lajmin e mirë dhe për shoferët: Nuk kam plan…

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të marrë vendim për mos ekzekutimin e gjobave për ndëshkuesit që kanë thyer karantinën, iu është bllokuar makina, apo kanë qenë kalimtarë që kanë dalë duke mos zbatuar shtetrrethimin.

Ai shtoi se qeveria që drejton nuk ka ndonjë plan për t’u bërë si koha e diktaturës për të ndëshkuar njerëzit, por për të mbrojtur njerëzit nga mos infektimi nga koronavirusi.

“Ka disa tipa që nuk ndryshojnë dhe nuk reflektojnë në asnjë kohë dhe për asnjë arsye sepse nuk i lë injoranca apo vetëdija e gabuar se mund t’u japin mend të tjerëve. Këta tipa qofshin ngelësa tipik, apo analistë, që jo vetëm janë gjithnjë kundër, por janë njëlloj në gatishmëri për të akuzuar u hodhën përpjetë nga mbushja e një vakumi në kodin tonë penal, që deri dje nuk kishte asnjë resht për një situatë epidemie, nuk kam problem me ta, e kanë me veten, por as Zoti nuk ua zgjidh dot derisa të kenë frymë. Kodi Penal ka një qëllim, mbrojtjen e jetës dhe abuzimet që mund të kërcënojnë dhe rrezikojnë secilin prej jush. Sot dua t’u jap një provë të thjeshtë, se ndëshkimet nuk janë plan për t’u bërë si Enveri sikur më akuzojnë për domosdoshmëri për të forcuar. Janë ekzekutuar deri tani 7107 gjoba dhe 1941 gjoba për drejtues automjeti . Keni vendosur mos ekzekutimin e këtyre gjobave dhe kthimin e të gjitha patentavae. Javën e ardhshme. Të gjithë qytetarët duhet të startojnë të gjithë të barabartë”

Back to top button