Kosova ka teste COVID-19 dhe për 3-4 ditë, Serbia i dhuron 1000 teste

Kosova ka në dispozicion edhe vetëm 600 teste të cilat mjaftojnë jo më shumë se 3-4 ditë.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë Naim Bardiqi në një email dërguar Ministrit në detyrë, Arben Vitia, Drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani ka kërkuar që të lehtësohet importi i këtyre testeve në pikën kufitare në Jarinjë.

Nga ana tjetër Serbia që ka më shumë raste se Kosova dhe viktima i ka ofruar ndihmë prej 1000 testesh. Ky donacion nga Serbia vjen një ditë pas telefonates së Vitisë me homologun e tij serb. Testet do të vijnë në pikën kufitare të Jarinjës teksa priten edhe 2 mijë të tjera por këto të fundit nuk dihet se kur.

Back to top button