KAOS NË TREGUN E KAMZËS/ Qytetarët dynden për pazare, distancimi fizik nuk respektohet (FOTO/VIDEO)

Tregu i Kamzës kthyer në një problematikë për respektimin e masave të COVID-19. Ditën e premte, qytetarët janë dyndur për të bërë pazare, ku duket qartë se asnjë lloj distancimi fizik nuk respektohet dhe shumica e qytetarëve janë pa maska. Kamera  e Report Tv shfaq pamje të tmerrshme në tregun e fruta-perime, duke e kthyer atë një në rrezik potencial për burim infeksioni.

Ajo që vihet re është edhe mungesa e efektivëve të policisë për të këshilluar por dhe ruajtur distancat mes qytetarëve.

Advertisement

Dita e premte shënon dhe ditën e fundit për të bërë pazaret pasi fundjava është e mbyllur dhe kjo shënon një arsye më shumë që qytetarët të grumbullohen në mënyrë masive duke rrezikuar jetën e tyre por dhe të të tjerëve.

Ashtu si tregu i Zdrale në Shkodër i cili u mbyll, edhe tregu i Kamzës në Tiranë tregon momente tepër të rrezikshme për përhapjen e COVID-19, gjë për të cilën qytetarët ende nuk duken të ndërgjegjësuar për ruajtjen e distancës, higjienës por dhe mbajtjes së maskave.

Ajo që vihet re është se në fakt çdo fundjavë jo vetëm në tregun e Kamzës, sjell grumbullime masive të njerëzve që nuk respektojnë distancat dhe masat e vendosura nga qeveria.

Back to top button