Ilaçi eksperimental Remdesivir jep efekt, të prekurit me Covid-19 po shërohen brenda pak ditësh

Pacientët me koronavirus që po përdorin ilaçin eksperimental remdesivir thuhet se po shërohen shumë shpejt dhe po shkojnë në shtëpi brenda pak ditësh.

Një provë klinike për ilaçin e krijuar nga firma amerikane Gilead Sciences studioi efektin tek pacientët me formë të rëndë të sëmundjes në një spital të Chicagos.

Remdesivir zbuti simptomën e etheve dhe vështirësisë në frymëmarrje. Pothuajse të gjithë pacientët dolën nga spitali në më pak se një javë pasi u trajtuan me këtë ilaç, raporton STAT News.

“Lajmi më i mirë është se shumica e pacientëve tanë janë shëruar, gjë që është e shkëlqyeshme. Ne kemi humbur vetëm dy pacientë”, tha Kathleen Mullane, një specialiste e sëmundjes infektive në Universitetin e Chicagos.

Remdesivir ishte një prej ilaçeve të para që u identifikua në testet laboratorike se do të kishte efekt në kurimin e sëmundjes së koronavirusit. E gjithë bota ka pritur për rezultate në provat klinike të Gilead, të cilat mund t’i japin fund pandemisë.

Rezultatet pozitive rrisin shpresën se Remdesivir mund të miratohet nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe agjenci të tjera.

Nëse konfirmohet si i sigurt dhe efektiv, mund të bëhet trajtimi i parë i aprovuar kundër sëmundjes.

Back to top button