Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Covid 19 në Itali/ 90 për qind e popullsisë nuk ka rënë në kontakt me virusin. Shkollat nuk hapen në maj

Presidenti i Institutit të Lartë të Shëndetësisë, Silvio Brusaferro tha se prej disa ditësh kurba në Itali është në rënie. Por pavarësisht kësaj alarmi mbetet, duke shtuar se mbi 90% e italianëve nuk kanë rënë në kontakt me virusin. Kjo do të thotë se një pjesë shumë e madhe e popullsisë është akoma e ndjeshme”.

“Për të pasur imunitetin e tufës, – tha ai- do të ishte e nevojshme që rreth 80% e njerëzve të kishin rënë në kontakt me Covid”, dhe shtoi se “nëse nuk tregohemi të kujdesshëm në miratimin e rekomandimeve qarkullimi i koronavirusit mund të rifillojë edhe më intensivisht”.

Deklarata e kreut të Institutit të Lartë të Shëndetësisë vjen në një kohë kur rajonet e veriut të Italisë po kërkojnë nga qeveria e kryeministrit Giuseppe Conte të shikojë mundësinë e rihapjes graduale të aktiviteteve të prodhimit duke filluar nga data 4 maj.

Në lidhje me shkollat, Ministrja e Arsimit ka deklaruar se ato nuk do të rihapen në muajin maj. Sipas saj heqja e bllokimit për shkollat do të ishte shumë e rrezikshme pasi ende numri i vdekjeve nga koronavirusi është i lartë. Ajo tha gjithashtu se mësimi në distancë ka shpëtuar ripërsëritjen e vitit shkollor.

Nëse në Itali nuk do të ishte aq i lartë numri i të vdekurve, të dhënat do të ishin të gjitha pozitive. Rënie e mprehtë e numrit të pacientëve në kujdesin intensiv, rritja e numrit të të shëruarve dhe niveli i infeksioneve të reja që janë duke u ulur. Raporti midis testeve të tamponit të bëra dhe rasteve të identifikuara pozitiv është 1 pacient për çdo 16.1 teste të kryera.

Në Itali deri tani numërohen 22 170 vdekje nga Covid-19 dhe 168 941 të infektuar që nga fillimi i pandemisë. Sipas autoriteteve të Mbrojtjes Civile Italiane gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 525 viktima nga koronavirusi. Autoritetet raportuan edhe për 3786 raste të reja pozitiv nga Covid-19.

Back to top button