Bare dhe Sadiku u mësojnë spanjollëve Himnin shqiptar
Ditët e karantinës janë të vështira për të gjithë, aq më shumë në Spanjën e goditur rëndë nga koronavirusi
Por skuadra e Malaga-s ka menduar të argëtojë tifozët, duke publikuar një video me dy lojtarët shqiptarë, Keidi Bare dhe Armando Sadiku.
Ata vendosen para një prove, të interpretojnë Himnin shqiptar, një provë shumë e lehtë, të cilën Bare dhe Sadiku e kryejnë me dëshirën më të madhe.
Sadiku qëndron i ulur, ndërsa Bare kryen një interpretim emocionues të Himnit, ndërsa vendos edhe dorën në zemër.
Ojo que Keidi se nos arranca por el himno de Albania 🇦🇱
La que liaron estos dos… 😅 ¡Próximamente en el #DueloTesesa!@tesesa_malaga pic.twitter.com/fs1RWlWOue
— Málaga CF (@MalagaCF) April 16, 2020