A po dobësohet SARS-Co-V-2?

Nga Ilir Beqaj/

Grafiku i mëposhtëm paraqet raportin e rasteve të reja me shtrimet e reja në spitalin COVID 1 e COVID 2 në të njëtën ditë. Ka ndonjë ditë aty këtu që ky raport është mbi 100 % dhe kjo besoj se duhet të lidhet me faktin se atë ditë mund të ketë qënë nevoja për kujdes spitalor për një rast të evidentuar ditë më parë.

Advertisement

Siç shihet edhe nga grafiku, megjithë oshilacionet ditore, prirja është e qartë dhe e qëndrueshme. Numri  i rasteve të reja që kanë nevojë për kujdes spitalor vjen në rënie.

Do të duhet një analizë më e detajuar se çfarë do të thotë kjo, por nga leximi i thjeshtë i ilustrimit grafik mund të ngrihen dy hipoteza:

  • Mundet që jemi në një fazë të kontrollit të epidemisë që i zbulojmë rastet në faze më të hershme, pra sistemi shëndetësor po reagon në mënyrë më të pjekur dhe po fokusohet tek diagnostikimi i hershëm;

Ose

  • Pas 40 ditësh nga rasti i parë dhe pas rreth 50 ditësh qarkullim në Shqipëri version i SARS-Co-V-2 është më pak agresiv se në fillimet e tij

Mund të jenë edhe të dyja njëherësh. Por, të dyja hipotezat janë lajm i mirë. Së pari, për shqiptarët, për shëndetin dhe jetën e tyre.

Por edhe për vendimarrjen politike në kushtet e marrjes së vendimit për të kaluar në fazën II.

Edhe analiza e ecurisë së treguesit të vdekshmërisë ndaj rasteve total (Case Fatality Rate) tregon se në dy javët e fundit ka një prirje të qëndrueshme rënëse. Niveli më i lartë është në datën 31 mars, që do të thotë se fatalitet e asaj date e kanë origjinën në infektim rreth 15 – 20 mars. Sot, në datën 16 prill, ky tregues është 4,8 %, por edhe ky lexim lidhet me infektime të ndodhura rreth datave 1-5 prill.

Back to top button