10 raste të reja me Covid 19 në Shkodër, 2 prej tyre punonjës në një fasoneri

Shkodra vijon të mbetet një nga vatrat më të nxehta të koronavirusit në vendin tonë. Ditën e sotme janë konfirmuar 10 raste të reja të infektuar në këtë qytet.

Janë konfirmuar 4 raste pozitiv nga një familje në lagjen Xhabije, 4 nga një familje në Kryebushat si dhe 2 punonjës fasonerie.

Nuk dihet gjendja e të prekurve, nëse ata janë shtruar në spital, apo marrin trajtim nga shtëpia.

Back to top button