Video intime e një gazetareje të TVSH, pas vendimit të AKEP për faqet porno në Shqipëri?

Ditët e fundit në faqet pornografike është publikuar videoja e një gazetareje shqiptare.

Ajo shfaqet në një moment intim me një person me unazë martese në gisht, ndërsa ky i fundit filmon aktin në pasqyrë.

Video që nisi të qarkullojë rreth një muaj më parë, tashmë është bërë virale jo vetëm nëpër biseda nga një telefon në tjetrin, por edhe është publikuar në faqet pornografike.

Mësohet se gazetarja është ankuar në gjykatë për këtë shkelje privatësie dhe me sa duket ka gjetur deri diku të drejtën.

Gjykata ka urdhëruar AKEP që të bllokojë linkun e videos në të gjitha faqet ku ajo është publikuar. (Lexo KETU)

Në pamundësi për të bllokuar vetëm videon AKEP i ka rënë shkurt dhe ka bllokuar të gjitha faqet që kanë publikuar videon e gazetares nga Tirana.

Disa kompani të shpërndarjes së internetit në Shqipëri kanë pretenduar se video është përdorur si alibi për të mbyllur faqet më të klikuara të pornos në Shqipëri për të ulur ngarkesën në rrjet, që në këtë periudhë karantinimi po shënon shifra rekord.

Më herët qeveria ka paralajmëruar për kursim në përdorimin e internetit duke e konsideruar atë si mall “jo pa limit”.

Back to top button