Tronditet Gjermania, shënohet shifra më e lartë ditore e viktimave nga koronavirusi

Gjermania shënoi 315 viktima nga Covid-19 brenda 24 orëve, sipas institutit Robert Koch. Kjo është shifra më e lartë e vdekjeve e regjistruar në një ditë.

Kjo është shifra më e lartë e vdekjeve e regjistruar në një ditë, ku për sherbimët mjekesorë gjermane kjo shifer është një shqetësim tepër i madh për vazhdimësinë e saj.

Ndërkohë u regjistruan edhe 2,866 raste të reja të personave të infektuar, duke e çuar në 130,450 numrin total të të infektuarve.

Ditën e djeshme kancelarja, Angela Merkel deklaroi se masat kufizuese do të vazhdojnë deri më 3 maj.

Merkel njofton edhe lehtësimin e jetës në Gjermani, ku do të nisë pak nga pak hapja e bizneseve, si dhe shkollave pas 4 majit.

Ja 5 masat e reja:

1. 1,5 m largësi mes njerzve. Nese nuk do zbatohet do zbatohen gjobat (250€-20.000€)

2. Do zhvillohet nje App per telefona qe do instalohet me deshire dhe do funksionoje per paralajmerim se kush mund te jetë i semure.

3. Pas 4 majit hapje e shkallezuar e shkollave. Nje here ata që janë para provimeve, diplomimeve dhe te shkollave do kene përparesi.

4. Dyqane deri do hapen nga java tjeter nën mbajtjen rigoroze te rregullave.

5. Parukeritë do të hapen pas javës tjeter, pasi te perpilojne nje plan/ rregullor higjenik per trajtimin e klientëve.

Back to top button