Refuzohen seancat gjyqësore online, të hënën me rregullore të re për gjyqet

Të pandehurit refuzojnë gjykimin online, ndërsa gjykata e posaçme kundër krimit e korrupsionit përgatitet që nga e hëna të nis seancat e rregullta vetëm për çështjet me afate, me doreza e maska.

Burime nga kjo gjykatë sqaruan se janë marrë masat për të mos rrezikuar afatet e paraburgimit, çka do të sillnin lirimin e të arrestuarve për të zhvilluar seanca me masa mbrojtëse.

Advertisement

Gjyqtarët, prokurori, avokatët, policët e shoqërimit si dhe të arrestuarit do të jenë të pajisur me maska, doreza dhe me ambjete të dezinfektuara duke qëndruar në distancë 1.5 m nga njëri tjetri. Në rastet e proçeseve me më shumë të pandehur për shkak të hapsirës së vogël të kafazit ku qëndrojnë ata, disa do të transferohen në ambientet e sallës aty ku më herët ka qëndruar publiku ose media e cila në këtë periudhë nuk lejohet.

Back to top button