Mjeku Tritan Kalo: Në Shqipëri po zbulohen pak nga pak edhe mikrovatra

Mjeku Tritan Kalo tha se rrafshimi i kurbës, ecën me ulje dhe ngritje.

Sipas tij po zbulohen pak nga pak edhe mikrovatra, që nuk kanë pasur zhvillime deri këto ditë.

“Pas javës së 5-6, pasi arrin një lloj kulmi, vihet re një lloj horizontaliteti, por jo rrafshimi i kurbës, ecën me ulje dhe ngritje. Edhe tek ne kjo po ndodh, dhe do të vijojë në këtë formë, pasi zbulon pak nga pak edhe mikrovatra, që nuk kanë pasur zhvillime deri këto ditë, apo persona që kanë pasur kontakt dhe pasi kaluan periudhën e inkubacionit shfaqin simptomat”, tha ai për Report Tv.

Back to top button