Beteja me sëmundjen në dy spitalet COVID: 10 pacientë në terapi intensive, 3 të intubuar

Nderkohe qe gjatë 24 orëve të fundit, 26 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 277, ne dy spitalet COVID vijon beteja me semundjen dhe trajtimin e personave te shtruar.

Ministria e Shendetesise beri me dije sot se ne dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.

Advertisement

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 34 të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 9 pacientë të shtruar. 5 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 prej tyre janë të intubuar”– theksohet Ministria e Shendetesise.

Kujtojme se sot u shenua edhe viktima e 26-te nga koronavirusi ne vend.

Back to top button