Zbuloi “pacientin zero” me koronavirus në Shqipëri, flet epidemiologu: Ishte shumë e dhimbshme për familjen, kemi shkuar disa herë t’i qetësonim

Epidemiologu Rexhep Muja që zbuloi “pacientin zero” me koronavirusin në Shqipëri, ka thënë mbrëmjen e sotme se për familjarët e të infektuarit ishte shumë i dhimbshëm momenti kur mësuan se dy familjarët e tyre ishin pozitivë.

Në një intervistë për Eni Vasilin, ai ka thënë se lajmin djalit dhe babait të tij me covid-19 ua kishte dhënë ai përmes shefes së ISHP Silva Bino. Muja shtoi se herë pas herë kishin shkuar në familjen e dy pacientëve të parë me koronavirus në Shqipëri për t’i qetësuar pasi ishin shumë të frikësuar.

“Ishte e dhimbshme. Ai ishte familjar. Do shkonte në spital. Ishte e dhimbshme për atë familje. Mund ta konsiderosh sukses por është dhimbe për familjen e tjetrit.

Lajmin ia kam dhënë unë nëpërmjet Silva Binos. Detyrimisht kishte panik në familjen e tyre. Por menjëherë u vunë në lëvizjes shumë struktuar dhe u vunë në dispozicion të familjes. Kemi qenë në prani të familjes bashkë me Silva Binon për t’i qetësuar”, u shpreh epidemiologu Rexhep Muja.

Back to top button