“Virusi është kudo, me lehtësimin e masave mund të rikthehet”/ Mjeku i njohur: Një rëndësi të veçantë ka…

Mjeku Genc Sulçebe thotë se lehtësimi i masave është i nevojshëm por duhet shumë kujdes në mënyrë që ato të lehtësohen gradualisht.

“Tani duhet të jemi shumë të kujdesshmë për lehtësimin e masave. Virusi është kudo. Jo se ne e kaluam pikun dhe tani s’duhet të kemi masa. Ka mundësi që me lehtësimin e masave virusi të rikthehet sërish. Sigurisht lehtësimi është i nevojshëm por duhet bërë gradualisht”, u shpreh në “Open” në Top Channel.

Më tej, mjeku Sulçebe tha se përveç lehtësimit të masave duhet të edukohet dhe masa për të zbatuar rregullat.

“Por unë them se përveç masave, një rëndësi të veçantë ka dhe edukimi i masës. Duhet të edukohemi, të distancohemi, të mos kemi kontakte me shumë njerëz njëkohësisht, të përdorim maskat. Dhe jo vetëm në ambiente të mbyllura, por sa në sa më shumë ambiente të jetë e mundur”, shtoi mjeku i njohur imunolog Genc Sulçebe.

Back to top button