Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Sirianë e afganë në Shqipëri, ja vaksina që po i bëhet fëmijëve nga shteti

Edhe pse po përjetojmë një krizë të fortë nga pandemia e koronavirusit dhe zyrtarisht janë mbyllur të gjitha rrugët tokësore, ajrore dhe detare, të vetmit që lëvizin në këtë kohë janë refugjatë afganë dhe sirianë.

Të mbërritur nga Turqia e më duke u futur në Greqi, ata futen në kufirin jugor të Shqipërisë. Për këtë shteti shqiptar ka marrë masa për të kryer menjëherë shërbimet shëndetësore për parandalimin e përhapjes së ndonjë virusi.

Inspektoriati Epidemiologjik po vaksinon 11 fëmijë afganë, sirianë, palestinezë dhe kuvajtjanë që gjenden në qendrën pritëse për refugjatët në Gjirokastër.

Arenc Brahimi, shefi i Shërbimit Epidemiologjik konfirmoi se të gjithë këta persona do të pajisen me kartela vaksinimi dhe përveç kësaj të gjitha familjeve do tu hapen kartela mjekësore personale në lagjjen “18 Shtatori” në Gjirokastër. Fëmijët janë nga mosha 6 muajshe e deri në 15 vjeç.

 

Back to top button