Ngjela: Opozita është me virusin, Kushtetuesja i dha të drejtë Thaçit duke shkaktuar përhapjen e virusit

Në këndin e avokatit Spartak Ngjela në Open në Top Channel u fol për krizën politikë në Kosovë. Sipas Ngjelës kriza politike është shkaktuar nga ata që i druhen reformave sepse kanë abuzuar me pushtetin.

“Do shkojë në zgjedhje. Kam informacione nga burime të besueshme që sondazhet e nxjerrin shumë lart Albin Kurtin. Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Thaçit dhe u përhap pandemia.

Opozita atje eshtë si këtu. Disa elementë të korruptuar të opozitës janë më virusin. Janë me virusin sepse kërkojnë stabilitetin e vendit kur ata vetë qëndrojnë në vila”- tha Ngjela.

Back to top button