Ky virus i ri nuk shkatërrohet me mot të ngrohtë, sa duhet të jetë temperatura ku s’mbijeton

Disa shkencëtarë francezë kanë hedhur poshtë hipotezën se me ngrohjen e temperaturave virusi do të zhduket. Ata kanë zbuluar se ky virus i ri kërkon temperatura vluese për ta shkatërruar, me të gjitha variantet e tjera që mbart.

Në studimin e botuar së fundmi në revistën shkencore franceze, profesor Remi Charrel dhe kolegët e tij tregojnë se koronavirusi mund të mbijetojë në temperatura 60 gradë Celsius për një orë, madje disa versione mutante rezistojnë  akoma.  Kjo temperaturë është përdorur historikisht në ambientet laboratorike për të shkatërruar viruse fatale si Ebola.

Advertisement

Megjithatë kur virusi u ekspozuar në një temperaturë prej 92 gradësh për vetëm 15 mnuta u bë tërësisht jo aktiv.

Ky studim sipas shkencëtarëve thekson nevojën e lartë për të kryer teste, dhe për shkak se testet bëhen në laboratorë me mbrotjes më të ulët, mostrat e Covid-19 duhet të shkatërrohen duke u ekspozuar në këtë temperaturë.

Ky zbulim gjithashtu duhet të ndihmojë në zbatimin e një protokolli më të përshtatshëm  nga stafet laboratorike.

Javën e kaluar Adakemia Kombëtare e Shkencave në SHBA publikoi një raport drejtuar Shtëpisë së Bardhë ku shpjegohej se temperaturat e ngrohta të verët do të kenë vetëm pak ndikim në përhapjen e virusit, por gjithsesi me rezultate pozitive.

Studiuesit gjithashtu theksuan se kjo “dëshmi e sezonalitetit” nuk gjendet në sëmundje të tjera të ngjashme të frymëmarrjes, siç janë sindroma e rëndë akute e frymëmarrjes (SARS) dhe sindroma e frymëmarrjes e Lindjes së Mesme (MERS).

Back to top button