“Kukësi” në kërkim të pacientit “zero”, burimi i infektimit me Covid-19 mbetet mister

Shtrihet edhe më tej përhapja e virusit të ri në Kukës.

Pas rastit të parë të një infermieri të raportuar ditën e martë nga Ministria e Shëndetësisë, këtë të mërkurë janë konfirmuar pozitiv dhe 5 persona të tjerë.

Një prej tyre sërish personel mjekësor, ajo është një infermiere.

Ndërsa 4 të tjerët janë bashkëshortja dhe 3 fëmijët e infermierit që u raportua të martën.

Burime nga institucionet shëndetësore në Kukës shprehen se ende nuk e kanë të qartë se kush është personi që ka infektuar të prekurit e parë në këtë qytet.

Pra nuk dihet ende pacienti 0.

Për këtë arsye ka nisur gjurmimi të gjitha kontakteve të bluzave të bardha, pasi dy infermierët ju kanë shërbyer dhe disa pacientëve nga Hasi, që mund të kenë qënë bartës të virusit.

Gjithashtu në pritje të rezultateve të analizave janë dhe rreth 29 persona nga personeli shëndetësor i spitalit të cilëve ju janë marrë tamponët.

Mungesa e një informacioni të plotë mund të shoqërohet me shumë pasoja pasi nuk dihet nëse burimi i infektimit të të gjithë këtyre personave është asimptomatik dhe po qarkullon në spital, tregje apo zona të tjera të populluara në qytet apo është identifikuar me Covid dhe është izoluar./abcnews.al

Back to top button