Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Grafiku/ Biologu Ruka: Sot pati regres, ja kur merr fund pandemia në Shqipëri

Shifrat zyrtare të dhëna nga institucionet e shëndetësisë të ditës së mërkurë ishin pemisimte, pasi sipas biologut Ethem Ruka pati regres në krahasim me tre katër ditët e mëparshme.

” Për fat te keq sot situata pësoi regres. Numri i të shëruarve u pakësua me 1% në raport me ditën e djeshme, ndërsa ai i të infektuarve u rrit po me 1%. Kjo situate u krijua nga rritja e numrit të të infektuarve me 19 raste të reja. Rezultatet e sotme janë të ndryshme nga ato të tre- katër ditëve të fundit, të cilat shënuan përmirësim gradual. Po ashtu bilanci i viktimave arriti në 25″, shkruan Ruka në Facebook.

Ish-deputeti i PS-së, më pas ka bërë një analizë të shkurtër bazuar në shifrat nga 9 marsi, si dhe duke dhënë edhe një parashikim se kur mund të marrë fund kjo pandemi.

Postimi i plotë

SI KA EVOLUAR NUMRI I TE INFEKTUARVE DHE I TE SHERUARVE ME SARS COV-2, I SHPREHUR NE % NGA 9 MARS DERI ME 14 PRILL 2020

Siç shihet përqindja e të sëmurëve nga virus me kurorë (kolonat ngjyre blu) ka ardhur gradualisht duke rëne ndërsa ajo e të shëruarve (kolonët me ngjyrë të kuqe) gradualisht duke u rritur.

Pika kritike u arrit me 12 prill kur përqindja e të sëmurve dhe ajo e të shëruarve u bë 50% me 50%. Pas kësaj date, përqindja të shëruarve fillon të bëhet më e madhe se ajo e të sëmurëve.

Ritmi i përmirësimit luhatet nga 2%-3% për çdo ditë. Kjo do të thote se teorikisht nëse do te ecet me këtë ritëm, pandemia duhet të shuhet pas 2 javësh. Ky është vetëm një parashikim teorik nisur nga ecuria e kurbave të paktën për javën e fundit. I gjithë ky model përmbyset ne se nuk vazhdohet ky sistem karantinimi.

Image may contain: text

Back to top button