Fotoreportazh/ Një ditë pune e mjekëve infeksionistë në luftë me koronavirusin

Në Tiranë numri i personave të infektuar me koronavirus ka shkuar në 237. Vetëm ditën e sotme u zbuluan 11 raste të reja në kryeqytet, ndërsa totali në 24 orët e fundit është 19.
Në të gjithë vendin janë 494 persona të sëmurë, ndërsa si pasojë e COVID-19 kanë humbur jetën 25 persona.
Autoritetet shqiptare përpiqen që ta mbajnë nën kontroll përhapjen e pandemisë.
Mjekët infeksionistë ditë për ditë gjenden pranë të dyshuarve, ku kryejnë testet e nevojshme. Detyra e tyre është identifikimi i të infektuarve dhe gjurmimi i infeksionit.
Fotografitë e mëposhtme tregojnë një ditë nga puna e mjekëve që janë duke marrë tamponet te të dyshuarit me Covid-19 në Tiranë. Punonjësit e shëndetësisë në fotografitë e mëposhtme janë, Rexhep Muja mjek infeksionit, Ira Tahulla, laborante (me maske te bardhë) dhe Manjola Zaka laborante (maske jeshile). Pamjet tregojnë një ditë nga puna e tyre mjaft intensive.




















