Britania e Madhe po ‘vrapon’: Nisim vaksinën te njerëzit, testet javën e ardhshme

Një lajm i mirë vjen nga Britania e Madhe. Ekspertë nga ky vend kanë bërë me dije se javën e ardhshme vaksina kundër koronavirusit do të fillojë të eksperimentohet te njerëzit.

Janë 510 qytetarë të cilët janë ofruar vullnetarë që të injektohet vaksina e përgatitur. Në terma shkencorë, kur një vaksinë arrin të testohet te njerëzit, është në fazën e vet finale, pasi në çdo proces të tillë, pa u siguruar suksesi ose padëmshmëria e injeksionit nuk veprohet, ndaj ky konsiderohet si lajmi i një arritjeje të madhe.

Advertisement

Shkencëtarë të Universitetit të Oksfordit janë besimplotë se mund ta kenë gati vaksinën e shumëpritur në vjeshtë të këtij viti, për të nisur me milionat e para në prodhim.

Testet e kryera te kafshët kanë dhënë shenja mjaft premtuese dhe hapi i radhës është përdorimi i vaksinës te njerëzit për të parë se sa e sigurt është ajo, u shprehën ata.

Ekipi nga Oksfordi është një ndër qindra ekipe të tjera kudo nëpër botë që po punojnë për të nxjerrë vaksinën kundër COVID-19 dhe për të cilën ekspertët i druhen idesë se mund të nevojitet një periudhë kohore deri në 18 muaj për ta nxjerrë atë.

Por mes qindra grupeve të punës që janë të gjithë të pavarur nga njëri-tjetri, OBSH ka veçuar 70 prej tyre të cilët aktualisht janë duke zhvilluar një vaksinë secila. OBSH njoftoi se ndër 70 vaksinat që po zhvillohen, katër prej tyre janë më të shpejta në proces dhe pikërisht vaksina britanike e Oksfordit, ajo e Kinës dhe dy të tjera në SHBA. Edhe Kina edhe SHBA kanë nisur testimet te njerëzit të vaksinave që kanë prodhuar.

Back to top button