Basha flet pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë: Tre kërkesat që i bëra qeverisë

Kreu i PD, Lulzim Basha, reagon pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, që u zhvillua online pasditen e sotme dhe zgjati rreth 4 orë.

Kryedemokrati thekson se i ka kërkuar qeverisë të mbështesë familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira të koronavirusit.

Advertisement

“Në mbledhjen e KSK detajova arsyet, nevojën dhe përfitimet që kanë qytetarët nga rritja e testimeve, si dhe i kërkova qeverisë mbështetjen për familjet në nevojë dhe bizneset në këto kohë të vështira. Njerëzit duan garanci për jetën, shëndetin dhe mirëqenien e tyre. Ky është angazhimi im dhe i opozitës. Gjithë energjitë dhe resurset e qeverisë duhet të shkojnë për të lehtësuar krizën dhe jo për sulme politike, sepse sot shqiptarët e papunë dhe në vështirësi ekonomike, kanë nevojë për mbështetje të menjëhershme. #ditemetemira”, shkruan Basha.

Më herët, edhe kryeministri reagoi përmes një postimi në twitter ku dha detaje mbi bisedën që zgjati katër orë për situatën e koronavirusit.

“Mbledhje e gjatë por e dobishme e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe një shkëmbim i hapur opinionesh me Presidentin e Republikës & kryetarin e PD për hapjen graduale të aktivitetit në javët në vijim! Sikur komunikimi publik të ishte kaq pozitiv, politika do ishte shumë ndryshe”, shkruan Rama.

Back to top button