Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

As corona, e asgjë tjetër, nuk na mëson dot të bëhemi njerëz! (VIDEO)

Nga Mentor Kikia

Po shpresoja që epidemia e virusit dhe kushtet në të cilat po jetojmë këto kohë, të na ndryshin ca mënyra sjelljeje.

Psh, shpresoja që të mësojmë të mbajmë radhë në kolonë, njëri pas tjetrit, e jo të përplasemi tufë, të gjithë tek dera.

Mbi të gjitha, po shpresoja që të ndryshojmë sjelljen tonë me mjedisin.

Por, mesaduket shpresat janë të kota. Albioni, një djalë i mrekullueshëm dhe një aktivist i devotshëm i Korpusit të Vullnetarëve, më solli këtë video. Një kope njerëzore, pasi kanë dalë nga shtëpitë, përkundër urdhërave e këshillave, dhe kanë drekuar në natyrë dje, në këtë vend që është diku tek Kodra e Diellit, në periferi të Tiranës, pasi kanë ngrënë e kanë pirë, janë sjellë tamam si derrat. Kanë lënë pas çdo gjë.

Çfarë ju kushton o derra(të më falin derrat e vërtetë), që pjatat, shishet, kanaçet e letrat, ti fusni në një qese e ti merrni me vete kur të zbrizni nga kodra?

Çfarë kju kushton o qënie të poshtra, që se meritoni të quheni njerëz, që pasi ta shfrytëzoni natyrën, ta lini të pastër për të tjerët?

Çfarë ju kushton o qelbësira, që të mos i hidhni mbeturinat poshtë e lart, rrugëve, lëndinave, lumenjve e plazheve, se na e shpifët këtë vend.

Back to top button