Apeli i Bashës: Qeveria të ndihmojë me mjekë në Luginën e Preshevës, e kemi detyrim kombëtar
Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka bërë thirrje qeverisë që të ndihmojë shqiptarët në Luginën e Preshevës,
të cilët po përballen me pandeminë e COVID-19.
“Lugina e Preshevës po përballet me pasojat e COVID-19. Për situatën e veçantë ku ndodhen, i bëj thirrje qeverisë të ofrojë asistencë shëndetësore përmes personelit mjekësor. Ndihma për vëllezërit dhe motrat tona atje, është detyrim kombëtar dhe kushtetues.”, shkroi Basha në Twitter.