Zyrtari i Vetëvendosjes: SHBA do të ndajë Kosovën, jo me luftë por me lobim serbo-rus

Lëvizja Vetëvendosje ka nisur një sulm frontal ndaj të dërguarit special të Donald Trump për Ballkanin, Richard Grenell, pasi e bëjnë këtë të fundit përgjegjës për rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit.

Por, argumentet e tyre kanë degraduar deri aty, sa thonë se SHBA kërkonë të ndajë Kosovën dhe t’ia japë Serbisë.

Kjo teori është publikuar nga zyrtari i lartë i Vetëvendosjes në Tiranë, Hysamedin Feraj

“Çështje lobesh e zgjedhjesh:

SHBA nuk e coptojnë Kosovën dretjpërdrejt, siç lë të kuptohet lobi serbo-rus dhe paranojak në Kosovë, sepse një ndërhyrje e armatosur në Ballkan do të nxiste reagim ndërkombëtar e rajonal që ia ngre koston tej fitimit (parimi maximin në politikën e jashtëme).

– Kthimin e pjesshëm ose të plotë të Kosovës nën Serbinë lobi serbo-rus në SHBA, me përfaqësuesin e vet më të pushtetshëm Richard Grenell, duhet ta bëj pa armë. Këtë mund ta realizoj vetëm me lobistët serbo-rus brenda Kosovës, ndër me të zëshmit deri tani: Hashim Thaçi, Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Berat Buzhla, Parim Olluri, dhe gjithë media që lobon pro tyre.

– Prandaj kthimi i përballjes me pandeminë në temë qendrore të zgjedhjeve dhe rizgjimi i aleatëve të Kosovës në SHBA na favorizojnë. Por kurrsesi nuk duhet të na pakësojnë veprimin dhe organizimin tonë. Sepse, pa mbështetjen tonë brenda Kosovës, as aleatët tanë në SHBA nuk mund të na garantojnë suksesin përballë koalicionit të Vuçiqit, Thaçit, Mustafës, Haradinajt dhe medies së tyre.

– Suksesin tonë përballë Serbisë e garanton vetëm demonstrimi dhe manifestimi publik dhe i fuqishëm i vendosmërisë mbarëpopullore e mbarëkombëtare kundër lobit serbo-rus brenda Kosovës, dhe në mbështetje të Vetëvendosjes!

Adresa dihet: Albin Kurti dhe qeveria e tij fuqiplotë e Kosovës.

– Vetëm kështu kostoja e copëtimit të mëtejshëm të Kosovës rritet më shumë se fitimi. Dhe mjeti i realizimit të tij, lobi serbo-rus brenda Kosovës bëhet i papërdoshëm”, shkruan ai.

Askush nuk do ta mendonte në fakt, se do të vinte dita që të akuzonin SHBA se po punon për ndarjen e Kosovës dhe dhënien e territoreve të saj Serbisë, kur dihet që SHBA bëri lufte me Serbinë, për t’i hequr nga duart Kosovën.

loading...
Back to top button
Close