Vjen zgjidhja/ Emigrantët e bllokuar në Kapshticë futen në hotel për karantinim të detyruar

Merr fund ankthi për 27 shqiptarë të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës. Ata pas më shumë se tre ditësh të mbetur në tokën neutral janë transferuar në një hotel bnë Korçë, ku do të jenë në karantinim të detyruar.

Mjete të Policisë, me mbrojtje speciale kanë bërë transportin e tyre në një hotel në Korçë.  Ndërkohë, por kryhen procedurat që përfshijnë një kontroll mjekësor, dokumentacionin e detyrueshëm të Policisë dhe sistemimi më pas në hoptel.

E gjithë kjo ndodhi pas negociatave dhe marrjes përsipër të kostos për 14 ditë qëndrim në hotel dhe ushqim për tre vakte, kosto që u morën përsipër nga Këshilli Koordinues i Diasporës Shqiptare.

Ky këshill e mori këtë vendim pasi kryeministri Rama deklaroi se ata do futen në territorin shqiptar vetëm me kushtin e vetëkarantinimin në një strukturë hoteliere me kostot e tyre.

loading...
Back to top button
Close