“Vera na lehtëson, por pa vaksinë në dimër kemi pandeminë reale”

Kreu i Departamentit të Mikrobiologjisë në Instutin Helenik Paster, Dr. Andreas Mentis thotë se nëse brenda verës nuk gjendet një vaksinë, në dimrin e ardhshëm ne do të përballemi me atë që ai e quan një pandemi reale.

“Siç e dimë, një epidemi mund të ndalohet nga vaksinimi dhe ka disa mesazhe shpresëdhënëse në këtë drejtim se vaksinat e para do të jenë të disponueshme në vjeshtë ose më pas. Le të shpresojmë se kjo do të ndodhë, përndryshe ne do të përballemi me një pandemi reale”, thotë Mentis.

Çka do të thotë se kontaminimi i tanishëm dhe prekja nuk përputhet me termin pandemi, por përbën në fakt një të dhënë të kufizuar nga masat e forta.

Pandemi reale mund të jetë një infektim masiv i popullsisë.

Sipas mjekut në fjalë vera mund të lehtësojë barrën e infektimit dhe të risjellë normalitein, por virusi mesa duket do të jetë sezonal.

Greqia, njësoj si Shqipëria e ka kontrolluar mirë epideminë duke qenë ndër vendet me rritje graduale dhe me vdekje të pakta.

ResPublica

loading...
Back to top button
Close