Sonila-mjekëve: Mirë Rama se na do të shtrirë përdhe, po ata si nuk reagojnë të thonë një fjalë

Sonila Meço ben thirrje se pse nuk reagojnë dhe të kërkojnë hyrjen në Shqipëri, të atyre që kanë mbetur në kufi, edhe pse mund të jenë mbartës të koronavirusit.

“Duke dëgjuar një intervistë…

Po pse arrogancë xhanëm?

Pse?

Pse nervozitet nga vendim-marrësit? Dëgjojnë 2,8 milionë shqiptarë dhe presin të merren vendime të duhura për ta, tashmë që kanë çeduar shumë të drejta. Jo të dëgjojnë se sa nervoz është vendim-marrësi, sa i bezdisur e shqetësuar nga shqiptarët që i kanë zënë derën në kufi.

Dhe ndërkohë cili mjek ka thënë “Më mirë të shtrirë në rrugë në kufi në Kapshticë shqiptarët, se sa në spital”? Se ia fal një politikani këtë shprehje, që për të mos mbajtur përgjegjësi kalon në sulm, por një njeriu që ka bërë betimin e Hipokratit?

Dhe në fund, por jo e fundit: Traumat shëndetësore dhe ekonomike do të përballohen nga politikat. Ndaj nuk ka kuptim shprehja “boll me politikë!”.

Në çdo televizion botëror debati publik diskuton politikisht mbi vendime në çdo fushë. Tjetër gjë se për vendim-marrësit tanë nuk bëhet dot dallimi i politikave nga politika”, shkruan ajo.

(TemA)

loading...
Back to top button
Close