Sa më shumë testime/ PD nxjerr për Ramën videon e Tony Blair (VIDEO)

Edhe pse debati politik në kohë pandemie është i tepërt për opozitën, disa këshilla qeverisë i duhen dhënë. Ndoshta, kjo është edhe arsyeja që eksponentë të PD, kryesisht ish-deputetë po shfrytëzojnë çdo minutë për daljet e tyre në media, në shumë raste me akuza, e në raste të tjera me propozime konkrete.

Pasditen e kësaj të marte, Partia Demokratike ka përcjellë për mediat një video, e cila në fakt i përket Tony Blair, që siç dihet ka qenë këshilltar i Ramës.

Videoja e shpërndarë nga PD shoqërohet me fjalët: Edi Rama dëgjoje edhe Toni Blair: Sipas videos, dëgjohet që Blair të thotë se gjithçka lidhet me rritjen sa më shpejt të numrit të testimeve.

Na duhet të dimë se kush e ka sëmundjen apo kush e ka kaluar. Në mënyrë që t’i japim fund bllokimit dhe t’i kthejmë njerëzit në punët e tyre. Të kthejmë pak normalitet në jetët tona të përditshme”.

PD i drejtohet Edi Ramës, duke i thënë: Edi Rama mos e fshih mungesën e përgatitjeve dhe të kiteve testuese, pas një ekipi mjekësh dhe specialistësh që kanë sakrifikuar edhe shëndetin e tyre duke u infektuar vetë nga virusi.

Koha nuk pret. Nga testimet varet identifikimi i personave të infektuar, shkëputja e zinxhirit të transmetimit e më pas çlirimi i ekonomisë dhe tejkalimi i kësaj kriz – thuhet në deklaratën e PD.

loading...
Back to top button
Close