Pipero: Pse duhet të dilni me maska dhe kur do të bjerë kurba e të infektuarve

Mjeku Pëllumb Pipero bën thirrje që qytetarët që dalin në ambiente publike të mbajnë maska, duke e lidhur këtë edhe me rekomandimin më të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

“Nëse jemi në mjedise publike, hyjmë në një supermarket, apo shkojmë në spital apo, të hipim në një mjet të transportit publik duhet medoemos të mbajmë maskën. Nëse jemi në rrugë dhe ruajmë distancimin social apo largësinë 1-2 metra, nuk ka arsye të mbahen maska, por në mjedise publike duhet të mbajmë maska sa kohë e kemi epideminë mes nesh. Vazhdoj të këmbëngul që një vend quhet i çliruar nga epidemia kur së paku një muaj rresht të mos kemi raste të reja nga rasti I fundit. Por duke marrë në konsideratë sado i çliruar një vend, nuk do të jetë i tillë, nëse nuk janë të çliruara të gjithë vendet e rajonit. Kjo do të thotë që kujdesi do të jetë vazhdimisht i shtuar. Masat duhen marrë në përputhje me ecurinë e epidemisë në vendin tonë”, shprehet Pipero për Ora News.

Sa i përket shifrave të prekurve dhe parashikimeve, Pipero thekson se brenda 7 apo 8 ditëve kurba do të bjerë dhe se pas kësaj kohe mund të parashikohet edhe masa lehtësuese për njerëzit.

“Ne jemi më mirë se Italia e Spanja sepse kurba ka qenë e butë pasi qeveria mori masat shumë më parë. Zbutja e rënia e kurbës do të jetë graduale, pra do të zgjasë pak më shumë në kohë por do kemi më shumë mundësi për ta përballuar, sikundër e kemi përballuar. Unë do të thosha që pas 7-8 ditësh ndoshta duhet të nisin të zbuten masat shtrënguese të qeverisë. E gjykoj racionalitet dhe propocionalitet me ecurinë e epidemisë së vendit tonë. Java që sapo lamë ishte e pikut, dhe kjo javë është ajo e sheshpushimit”, theksoi mjeku i njohur.

loading...
Back to top button
Close