Petro Koçi: Vendosja e kryqit në Himarë ligësi politike, nuk mundet që në emër të lirisë fetare të behet rrumpallë urbanistike

Shqipëria prej ditësh ndodhet në shtetrrethim si një masë e shtuar në kuadër të mbrojtjes së përhapjes së koronavirusit. Një ndër zonat më të nxehta sa i përket toneve të nacionalistëve në vendin tonë është Himara.

Por kjo nuk i ka penguar disa ekstremistë grekë, ndoshta edhe për të përfituar nga situata në vend, që të mundohen të krijojnë përçarje mes minoriteteve në Himarë.

Pak ditë ma parë ata kanë dalë nga izolimi dhe kanë vendosur pa leje flamurin e Vorio Epirit dhe një kryq të madh.

Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje të shëmtuar ka reaguar edhe zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Koçi e cilëson vendosjen e kryqit në Himarë si ilegjitim dhe një provokim të ulët politik, ndërsa thekson se nuk mundet që në emër të lirisë fetare të bëhet rrumpallë urbanistike në Shqipëri.

“Komenti im për ndërtimin pa lejë të një kryqi publik në Himarë: Kjo çështje s’ka lidhje me pronat; Besimi fetar është i garantuar. Se luan as topi!

Nuk mundet që në emër të lirisë fetare të bëjmë rrumpallë urbanistike; Komunitetet fetare kanë institucionet e veta përfaqësuese, të cilat u drejtohen autoriteteve për ndërtim objektesh me simbole fetare!

Çdo përpjekje për ta interpretuar rendin urbanistik si çështje etnike është ligësi politike; Çdo pakënaqësi shoqërore nëse kanalizohet në raste si ky komprometohet”, shkruan ai.

Më herët po në rrjetet sociale, zv.ministri Koçi ka komentuar edhe deklaratat e opozitës, duke u shprehur se në një kohë që vendi po përballet me koronavirusin, Partia Demokratike kërkon të bëhet protagoniste duke u krehur.

“PD është nen krehje e sipër. Kur fshati digjet, ai që krihet bie në sy më shumë”, deklaroi zv.ministrin i Mbrojtjes, Petro Koçi.

loading...
Back to top button
Close