“Pandemi e sponsorizuar?” Mjeku: Vetëm te Trauma vdesin 200 persona në vit

Mjeku specialist i Traumës, Apostol Vaso, i ftuar në “ABC e mëngjesit” ka folur për pandeminë që tashmë ka tronditur të gjithë botën, duke arritur në shifra tragjike të personave që kanë humbur jetën.

Ai theksoi se kjo pandemi po trondit themelet e shoqërisë ndërsa theksoi se sot nuk jemi përpara një lufte, pasi sipas tij, gjatë gjithë kohës jemi në luftë.

Mjeku specialist i Traumës ka folur me shifra duke treguar se numri i personave që kanë humbur jetën nga trauma është i lartë.

“Prej vitesh mjekët e traumës flasin për një epidemi e cila quhet traumë, sepse minimalisht vdesin 200 veta në vit. Spitali kur nuk ka pune çdo ditë vijnë në spital 40 trauma, të lehta, të mesme dhe të rënda. Pa përfshirë të helmuarit, të djegurit. Janë 14 mijë raste në përgjithësi. Përgjithësisht të sëmurët nga trauma vdesin në spitalin Ushtarak.

Unë kam parë rreth 4 mijë vdekje në 20 vjet, Ne jemi gjithë kohën në luftë, nuk jemi sot para një lufte. Ne jemi ata që gjendemi ty. Mjeku është në majën e piramidës sociale.

Doktori sot është vetëm doktor. Në SHBA vetëm nga neglizhenca, nga mjekimi i gabuar minimalisht janë 100 mijë të vdekur. Zoti është matematikë, nuk është as mysliman as i krishterë. Zoti është ajo që ne duam”, u shpreh ai.

Përse e ndjejmë dhimbjen fantazim?

Vaso: Ka një sistem që është i dukshëm dhe ka një sistem real që është i padukshëm dhe i pandryshueshëm. Instiktin e vetëmbrojtës, na e kanë dhënë si kuti, por përse nuk ndodh tek një gjë që nuk ka jetë. Edhe po të prekesh reagon, por edhe virusi po të preket ndryshon.

Instikti i vetëmbrojtjes, ushqyerja, imuniteti.

Gjithashtu ai theksoi se virusi nuk është test, mjekësia nuk do të ndryshojë kurrë. Mjekësia është ankesë, ndaj dhe jemi misionarë, as zot dhe as punonjës.

Je i bindur që kjo është një pandemi e sponsorizuar?

Vaso: Nuk them që ka marrë lekë dikush, por mënyra se si e shikojmë. Njerëzit ndryshojnë gjithë kohën, ndërsa virusi nuk ka ndryshuar asnjë herë. Është perceptimi ynë dhe virusi aty.

Perceptimi ynë ka ndryshuar. Edhe panjohura ka një limit. E panjohura na nxit. Fëmija kur lind, përse qan, arsyeja është sepse ka një njohuri, ka ndryshuar ambient.

loading...
Back to top button
Close