Pagesa 1000 euro vetëm për mjekët në vijën e zjarrit, Vasili-Ramës: Turp, po shpërndan shëndetësinë shqiptare (VIDEO)

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pasi deklaroi se 1 mijë euro do të marrin vetëm mjekët dhe infermierët në vijën e zjarrit.Përmes një video të publikuar në ‘Facebook’, ai shprehet se përçarja e shëndetësisë është një turp.

Sipas Vasilit, Rama ha djersën dhe i mohon shpërblimin mjekëve dhe infermierëve, të cilët po përballen me pandeminë Covid-19.

‘Kryeminister turp, qe perçan shendetesine shqiptare se nuk do te paguash shperblimin!.

Kryeminister turp qe ju ha djersen dhe ju mohon shperblimin mjekeve dhe infermiereve, qe po perballen me pandemine ane e mbane vendit!

Kryeminister turp qe i genjeve dhe ju kursen mjekeve shperblimin dhe nderkohe nuk kursen miliarda per koncesionet dhe oligarket’, shprehet ndër të tjera Vasili.

loading...
Back to top button
Close