Osmani ka kritika për Kurtin dhe LDK-në: Kanë gabuar në këtë kohë pandemie

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, mendon se në këtë kohë pandemie është i papërgjegjshëm një mocion mosbesimi ndaj qeverisë Kurti.

Por ajo rezerva ka edhe për kryeministrin në detyrë, që sipas saj nuk duhej që ta shkarkonte ministrin Agim Veliu.

“Mbi të gjitha për shkak të situatës në të cilën gjendeshin qytetarët tanë. Unë mendoj që në atë moment, njëjtë sikurse edhe sot nuk ka pasur asgjë më të rëndësishme sesa dinjiteti dhe shëndeti i qytetarëve tanë. Besoj se secili është dashur të tregojë një ndjeshmëri në raport me një situatë të tillë sepse po shihet edhe tash që ka pasoja sepse qeveria në detyrë pavarësisht që mund të marrë masa brenda qeverisë e pengon tani mocioni i mosbesimit. Jo vetëm që e kam menduar të panevojshëm mocionin në atë situatë por edhe të papërgjegjshëm”, tha Osmani në emisionin Desku në KTV duke shtuar “Ne kishim një qeveri që sado në kohë të shkurtër tregoi që programi qeverisës që kishim hartuar së bashku …program i cili kur nisi të zbatohej, nënkuptohej se dikujt do t’i prishej strofulla e krimit…”, tha Osmani

Ajo kritikoi kryeministrin Kurti për shkarkimin e Ministrit të Brendshëm, Agim Veliu. “Nuk duhet që ta kishte shkarkuar por mendoj se i gabuar qe edhe vendimi për ta emëruar Veliun në këtë detyrë”.

loading...
Back to top button
Close