Mjeku Pipero: Mendoj se kemi arritur pikun, në fund të kësaj jave do fillojë rënia e epidemisë në Shqipëri

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero shprehet se në mendimin e tij se kurba e koronavirusit në Shqipëri ka arritur kulmin javën që sapo kaloi dhe në fund të kësaj jave do të fillojë rënia graduale e epidemisë.

“Praktikisht java që kaloj unë mendoj që ka arritur pikun apo maksimumin e mundshëm kurba në Shqipëri. Duhet të kemi në konsideratë që kurba tek ne mbetet e zbutur për shkak të masave të marra nga qeveria. Pra ne nuk kemi një kurbë të ashpër, kemi një kurbë të zbutur dhe kur kurba është e zbutur do të thotë që rënia e saj është graduale dhe relativisht më e gjatë. Natyrisht e kam thënë dhe më parë, fundi i kësaj jave dhe fillimi i javës tjetër do të ketë doemos fillimin e rënies së qëndrueshme të epidemisë në vendin tonë”, u shpreh Pipero në emisionin Tempora.

Më tej, mjeku shtoi se fundi i muajit prill do të ketë raste shumë të pakta por rastet sporadike do të vazhojnë dhe në muajin maj.

“Unë mendoj se fundi i prillit do të ketë raste shumë të pakta. Por kam frikën se edhe maji do të ketë raste sporadike. Për të qenë të çliruar nga epidemia do të duhen së paku një muaj nga rasti i fundit i konfirmuar. Ndaj them që do jetë pak më i gjatë. Ndoshta këto ditë apo nga fundi i kësaj javë do të jetë fillimi i fundit që relativisht do të jetë i gjatë. Pra duhet doemos të jemi shumë të kujdesshëm”, u shpreh mjeku Pëllumb Pipero.

loading...
Back to top button
Close