Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Meta reagon nga Lezha për emigrantët e bllokuar, komenton edhe shpërblimin 5 mijë lekë për mjekët

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar sot Lezhën ku është njohur me masat e marra për parandalimin e përhapjes së Koronavirusit. Kreu i shtetit është takuar me prefektin e Lezhës, Gjok Jaku, ku thekson se është bërë përpjekje për të marrë masat e duhura, për të mos lejuar përhapjen e koronavirusit.

Presidenti reagoi edhe për emigrantët që kanë mbetur në kufi prej disa ditësh, pasi nuk lejohen të hyjnë në Shqipëri si pasojë e mbylljes së kufijve. Meta tha se duhet të merren masa për të realizuar karantinimin e tyre dhe apeloi për shmangien e lëvizjes në këtë periudhe.

“Sa u takon emigrantëve të mbetur në kufi duhet të merren masa për të realizuar karantinimin e tyre, por apelojmë që të evitohet lëvizja në këtë periudhë, por duhet të bëhet çdo përpjekje për ti ndihmuar ata”.

Sa i përket shpërblimit të mjekëve të urgjencave rajonale të cilët përfitonin një shpërblim simbolik prej 5 mijë lekësh, Presidenti Meta u shpreh se nuk ka informacion të plotë për këtë situatë, por theksoi se  “mendoj që çdo premtim per ta do të mbahet”.

“Sa i takon shpërblimit te mjekeve dua te them se nuk kam informacion te plote per situaten, por dua te pershendes mjeke dhe infermiere te Lezhes qe vazhdojne te jene ne krye te detyres sepse fale tyre kemi gje dje te stabilizuar ne Lezhe dhe mendoj se çdo premtim per ta do te mbahet”.

Sipas qeverisë, mjekët që përballen me COVID-19 do të shpërblehen 1 mijë euro.

Back to top button