Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Vdekshmëria për 1 mln banorë nga Covid-19/ Ja shteti me bilancin më negativ, si renditet Shqipëria

Një e dhënë mjaft interesante për përhapjen e pandemisë së koronavirusit dhe goditjen që ka dhënë ajo në shtete të ndryshme, është vdekshmëria për 1 milionë banorë.

Nëse i referohemi kësaj të dhëne, Spanja është shteti më i goditur nga kjo pandemi, pasi deri tani ka një vdekshmëri prej 350 personash për 1 milion banorë, ndërsa pas saj renditet Italia, ku vdekshmëria është 322 persona për 1 milion banorë.

Për këto dy shtete, ekspertët janë shprehur se tashmë kurba ka filluar rënien dhe më shqetësuese situata duket të jetë në Britani dhe në Amerikë, ku deri tani vdekshmëria për 1 milionë banorë është përkatësisht 118 dhe 61 për Shtetet e Bashkuara, por duhet pasur parasysh fakti se Nju Jorku është më i godituri.

Është e çuditshme, por e vërtetë, të paktën në bazë të shifrave të publikuara nga “Worldometers”, Kina, nga ku e ka edhe origjinën ky virus, ka një vdekshmëri 2 persona për 1 milionë banorë, shumë herë më të ulët se shtetet e goditura në Evropë.

Sa i përket Shqipërisë, ne jemi në të njëjtat nivele me vendet fqinje, Greqinë, por edhe Serbinë, ku në të dyja këto shtete vdekshmëria nga koronavirusi është 8 persona për 1 milionë banorë, po aq sa është edhe në Shqipëri, por edhe në Hungari dhe Lituani.

Back to top button