Masat e distancimit fizik/ Rritet ndërgjegjësimi për të qëndruar larg njëri tjetrit

Krahas bërjes së pazareve ditore, marrja e shërbimeve të ndryshme nga qytetarë është një nga arsyet përse ata dalin nga shtëpitë e tyre.

Por pavarësisht radhëve të krijuara në institucionet apo bizneset ku merren këto shërbime, duket se nga qytetarët ka një ndërgjegjësim më të madh. Ata kanë filluar të krijojnë distancat fizike mes tyre. 

Dyqanet apo tregjet e fruta perimeve janë ato të cilat kanë rezultuar me problematikë së fundmi, por megjithatë duket se edhe në to tashmë ka një ndërgjegjësim nga qytetarët për të ruajtur distancën fizike. 

Ajo çfarë shihet problematike është se në këtë treg kërkohet që qytetarët të mos e prekin mallin pa doreza, por megjithatë ka ende qytetarë të cilët dorezat nuk i përdorin. 

Me rregullat e reja, tashmë qytetarët kanë në dispozicion çdo ditë nga 90 minuta, për të kryer pazaret apo marrjen e shërbimeve të ndryshme, por duke pasur parasysh respektimin e distancës fizike, përdorimin e maskës si dhe dorezave kur është e nevojshme.

loading...
Back to top button
Close