Kalo: Nuk është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, jemi në luftë me një armik tinëzar

Mjeku infeksionist, Tritan Kalo, iu uron javë të mbarë të gjithë shqiptarëve, në një mesazh në orët e vona të mbrëmjes, pasi ka mbyllur punën tek Infektivi, në vijën e parë të luftës kundër koronavirusit, të cilin e cilëson si një armik të padukshëm, tinëzar dhe shumë vrastar.

Teksa flet për bashkëpunimin mes të gjithë mjekëve, Kalo shkruan në “Facebook” se ” me durim dhe me më shumë vetëndërgjegjësim, të gjithë ne do tia dalim mbanë”.

Mesazhi i Tritan Kalos:

JAVË të MBARË e të BARDHË ju Bashkëkombasit e mi… .6.04.2020…. DUKE u KTHYER në shtëpi pas një ditë pune në VIJËN e PARË të Luftës kundër Sars-Cov2/Covid-19…. Jemi në luftë me një armik të padukshëm, tinzar dhe shumë vrastar në Spitalin Covid-1, në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive në QSUT, NJË EKIP MJAFT I HARMONIZUAR: Mantelbardhësh, Imazheristësh, Farmacistësh, Infermjerësh, Sanitaresh, Barelistësh, Shoferësh, Forcash të Rendit, etj…..

NUK i kemi shkëputur lidhjet për asnjë çast edhe me kolegët tanë të nderuar të Sëmundjeve të Brëndëshme dhe të Shërbimit të Imazherisë në Urgjencën Polivalente, sepse edhe ata përballen dita-ditës me diferencimin e rasteve të prekura prej këtij infeksioni…..BASHKËPUNIMI është thelbësor në përballje të tilla shumëdimensionale…. Për çdo sekondë Shërbimi i DDD-së në QSUT na gjindet aty, duke u kujdesur për mirëdezinfektimin e mjediseve tona….

ME DURIM dhe me më shumë VETNDËRGJEGJËSIM të gjithë NE do tia dalim mbanë…..NUK është sakrificë të qëndrosh në shtëpi, përkundrazi është një faktor i domozdoshëm i triumfit të jetës ndaj vdekjes….DITË më të MIRA do të vinë NËSE do të dimë të mirë-përballemi me këtë ARMIK = Covid-19…..JU DUAM SHUMË!!! /e.s/

loading...
Back to top button
Close