Hapi restorantin fshehurazi, 3 të infektuar, 12 të dyshuar në Elbasan

Pronari i një restoranti në lagjen ‘5 Maji’ në Elbasan është infektuar me koronavirus. 

Ai dyshohet se është prekur në biznesin e tij, që ndodhet pranë gjykatës dhe prokurorisë së këtij qyteti, pasi deri të premten e ka mbajtur hapur restorantin në mënyrë të jashtëligjshme duke thyer urdhrin e qeverisë. 

Në këtë restorant dyshohet se është infektuar kasapi i cili u konfirmua para dy ditësh pozitiv. 

Ndërkohë që 62-vjecari që punonte në një dyqan mishi që furnizonte restorantin dhe që rezultoi pozitiv infektoi edhe gruan duke u vetëkarantinuar në banesë. 

Për fat të mirë anëtarët e tjerë të familjes së kasapit nuk janë prekur. 

Por infektimi i 46-vjeçarit që u soll sot nga Elbasani me urgjencë te spitali ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë ka shtuar frikën në Elbasan, së pari te bluzat e bardha pasi pronari i restorantit ka një të afërme infermiere që i ka shërbyer, por edhe te klientët që kanë frekuentuar në këto ditë që ka qenë hapur. 

Tashmë pritet përgjigja e analizave të tamponëve për 12 persona të tjerë që kanë pasur kontakt me pronarin e restorantit dhe që dyshohet  se janë prekur.

loading...
Back to top button
Close